Jeta private e kryeministrit, sa femra ka pasur Edi Rama në jetën e tij?

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë nuk është hapur shumë për jetën e tij private dhe rrallë herë ka folur në lidhje me femrat që ka pasur në jetën e tij.

Ai ka pasur një lidhje me artisten Matilda Makoçi me të cilën ka dhe një djalë, më pas ka qenë një gjermane ajo që është futur në jetën e tij e quajtur Eva.

Pas saj, Rama ka qenë në një lidhje edhe me prezantuesen Rudina Magjistari dhe duket se “qetësinë” do ta gjente vetëm me femrën e katërt, Linda Bashën, me të cilën është aktualisht.

E para është artistja Matilda Makoçi, me të cilën Rama ka edhe një djalë.

Më pas ai ka qenë i lidhur me një gjermane e quajtur Eva, por e cila si duket u irritua shpejtë me Shqiperinë dhe e la politikanin. Shumë shpejtë ai nisi një lidhje të re me prezantuesen e njohur, Rudina Magjistari, me të cilën bashkëjetoi për pesë vite.

Rama gjeti dashurinë e jetës në tentimin e katërt. Aktualisht ai është i martuar me Linda Bashën.