Jeta në perëndim të Alepos, një kontrast i madh me pjesën lindore (VIDEO)

Kjo video ishte kapur nga një banor i Alepos perëndimor, pjesës së kontrolluar nga forcat besnike të presidentit sirian Bashar Assad. Banori nuk dëshiroi që emri i tij të publikohej ose të paraqitej në kamerë, për shkak se frikësohet se mos e vrasin. Megjithatë, Euronews e di identitetin e tij. Në videon që do ta shihni më poshtë, shfaqet një pamje krejtësisht tjetër e pjesës perëndimore të Alepos, ndryshe nga pjesët tjera të shkatërruara nga lufta që i kemi parë këto ditë. Në video thuhet: “Alepo është një qytet i ndarë në shumë mënyra. Kjo video, e filmuar nga një banor, tregon kontraste ekstreme që mund të shihen në Alepon Perëndimor. Perëndimi ka mbetur nën kontrollin e forcave besnike ndaj Presidentit Bashar Assad. Kjo nuk do të thotë se i ka shpëtuar luftës, megjithatë në disa pjesë jeta ka vazhduar si në çdo qytet tjetër. Kjo për shkak të faktit se kjo pishinë është në mesin e një zone lufte. Kjo pamje shfaqë një zonë që është kapur nga forcat e qeverisë në korrik. Por diku tjetër, në distriktin Al-Sabil, shenjat e konfliktit vështirë se vërehen. Plagët e qytetit janë më të thella se sa dëmi i ndërtesave dhe do të marrin më shumë kohë për t’u shëruar”.