Jeta e “çmendur” e miliarderit, Princit të Dubait

Princi i Dubait, 34 vjeçari Sheihk Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum ka 5.1 milion ndjekës në Instagramin e tij dhe 2.41 milionë në Twitter të cilët shohin çdo ditë stilin e jetës së Sheikut Fazza, i cili poston çdo ditë foto të reja.

Ai është djali i dytë i Sheikh Mohammed bin Rashid Al Maktoum, zëvendës President dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe sundimtar i Dubait. Të ardhurat e babait të tij kanë qenë në vlerë rreth 11.1 dollarë në vitin 2013.

Babai i tij e emëroi atë si princ në vitin 2008, edhe pse kishte një vëlla tjetër më të madh. Rashid vdiq nga një sulm në zemër në vitin 2015 në moshën 33 vjeçare. Fazza është kryetari i Këshillit ekzekutiv në Dubai, dhë Këshillin e sportit në Dubai. Por pavarësisht obligimeve të tij, janë hobit e tij ato të cilat e mbajnë më shumë të zënë atë.

Hedhjet me parashutë, kalërimet me kuaj, çiklizmi dhe zhytjet janë vetëm disa nga gjërat që ai i bën për t’u argëtuar. Përveç të tjerash Fazza është edhe një fotograf i talentuar, një aventurier të cilët i pëlqejnë shumë udhëtimet dhe një poet i suksesshëm. Hidhni një sy jetës së tij të pabesueshme në Dubai.