Jessie J sulmon Rihanën: “Famë duke u zhveshur”

“Lufta” mes këngëtareve gjitmonë ka qenë prezente dhe ajo gjithmonë ka marrë shkak nga xhelozitë e shumta që gjenden në botën e artit. Së fundmi ka qenë këngëtarja britanike Jessie J e cila me anë të një statusi  ka sulmuar në mënyrë indirekte Rihanën duke theksuar se janë shtuar shumë “profilet acaruese”
“Më kanë ardhur në majë të hundës… Mbase edhe unë duhet të zhvishem, të dal në foto duke pirë lloji -lloji gjerash dhe ta postoj më pas? Apo jo…”, ka shkruar Jessie J.

Kanë qenë fansat e saj të cilët e mbështetën duke e nxjerrë qëllimin dhe se kujt i ishte drejtuar ai shkrim edhe pse për korrektësi Jessie J shtoi se nuk e ka me askënd në veçanti.

“Statusi im nuk ishte drejtuar kundër asnjë personi të veçantë, sepse ka më shumë se një person që poston foto të tilla. Dua të them se ka shumë meshkuj dhe femra që po dalin lakuriq dhe po promovojnë lloji-lloji gjerash kohët e fundit. Është bërë e modës dhe mendoj se është e ekzagjeruar”, ka shtuar Jessie J./alb-observer