Jessica Alba duket seksi, “sherri” i trupit

0Aktorja e mirënjohur, Jessica Alba, thotë se kurrë nuk ka kërkuar që të paraqitet në role të cilat përfshijnë skenat e seksit, transmeton gazeta Zëri.

Ylli 33-vjeçe, e cila ka dy fëmijë me bashkëshortin e saj, Cash Warren, më së shumti njihet për rolin e saj si valltare erotike në filmin “Sin City” dhe për rolin e super-heroinës, Sue Storm, në filmin “Fantastic Four”, por insiston se shumica e roleve të saj filmike nuk janë seksi.

“Kurrë nuk kam vrapuar pas roleve të tillë. Isha duke luajtur rolin e një super-heroine dhe papritmas, posa kam veshur kostumin e super-heroinës, ata e kanë quajtur këtë seksi. Unë isha e mbuluar tërësisht, por çdo gjë shndërrohet në seksi sepse kam një trup të tillë”, ka sqaruar ajo, shkruan gazeta Zëri.

Por, ajo ka shtuar se kurrë nuk ka dashur të jetë një super-heroinë seksi dhe vetëm ka dashur të luajë një rol të tillë, por e pranon se në “Sin City”, roli i saj vërtetë ishte seksi. “I vetmi rol seksi që e kam bërë ndonjëherë, është ai në ‘Sin City’”, ka shtuar Jessica Alba.

Ajo me këtë rast bëri të ditur se po përgatitet për rolin në filmin e ri që do të fillojë të realizohet së shpejti.