Jessey J: Shqipëria? Vura re shumë energji

jessey6Këngëtarja britanike Jessie J performoi mbrëmjen e së shtunës në koncertin e organizuar me rastin e 70-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë. E ftuar në emisionin ‘Wake Up’, 26-vjeçarja dha një intervistë të gjatë ku foli për karrierën, jetën personale dhe përshtypjet që i la Shqipëria. Madje ne emision iu ofrua te provonte kernackat e famshme korcare duke u shprehur se i pëlqejnë shumë.

Mirëseerdhët në Shqipëri!

Faleminderit!

Je njeri që zgjohesh herët apo që të pëlqen të flesh në mëngjes?

Varet se në çfarë vendi jam dhe se në çfarë ore duhet të zgjohem. Nuk kam një orë të caktuar pasi udhëtoj shumë nëpër botë, por nëse do të kisha një rutinë, mendoj se jam një njeri që zgjohem herët.

Zakonisht pi kafe?

Jo, nuk marr fare kafeinë.

Pra, zgjohesh në mëngjes dhe pi një çaj si Mbretëresha…

Gjëja e parë që bëj kur zgjohem në mëngjes është të pi ujë ose një çaj me mente, ha mëngjes, bëj një dush…

Kur e more vesh për Shqipërinë në fillim dhe më pas erdhe vetë këtu, a ka ndonjë gjë që nuk të doli e vërtetë?

Nuk kam parë shumë, por vura re se ka shumë energji rrugës.

Ti udhëton shumë. A e konsideron këtë thjesht si punë apo si një pjesë të botës nga e cila do të zbulosh diçka të veçantë?

Është e rëndësishme për mua që të zbulosh diçka nga kultura e vendit, të njohësh njerëzit, sidomos kur bëhen bashkë. Disa janë të qetë, disa janë më të gjallë… Unë jam shumë e emocionuar që erdha këtu.

Ti dëgjon të të thonë shpesh që je një superstar. A je vërtet e ndërgjegjshme se je e tillë? A ka ndryshuar diçka në jetën tënde?

Është pak e çuditshme pasi njerëzit duan të më shikojnë gjatë gjithë kohës, duan të më prekin, të bëjnë foto… Nuk është normale për mua dhe nuk mësohem dot me këtë.

Në këngët e tua ti thua se nuk ka lidhje gjithçka me paranë. Si i shpenzon paratë e tua?

Unë vërtet mendoj se nuk janë kaq të rëndësishme. Më pëlqen t’i shpenzoj paratë me njerëzit e mi dhe me ata që kanë nevojë. Nuk jam materialiste. Mendoj se dashuria është më e rëndësishme.

Ti në fakt je e dashuruar për momentin.

Po, kam diçka. Ka një ndryshim të madh me të qënurit tërësisht e dashuruar me dikë. Po shijoj fillimin e marrëdhënies, dua ta shijoj për momentin.

A është e vërtetë që ke kaluar vështirësi gjatë punës me albumin e tretë, sidomos në lidhje me median? Media po i kushtonte më shumë vëmendje jetës tënde personale sesa muzikës.

Këto gjëra vijnë me famën. Gjithmonë të famshmit kalojnë situata të tilla. Mërzitesh kur njerëzit besojnë të gjitha ato që shkruhen në media.

A është kjo fatura që duhet të paguash kur je i famshëm?

Po, ky është çmimi.

Nuk shqetësohesh për këtë?

Jo më tani. Më përpara mërzitesha shumë, por tani jam mësuar.

A i lexon komentet që fansat bëjnë në rrjetet sociale? A i jep rëndësi komenteve të personave që nuk të pëlqejnë?

I lexoj në Instagram. Nuk i jap shumë rëndësi, por është e vërtetë që shkruajnë gjëra shumë të rënda ndonjëherë. Më vjen keq për ta që shpenzojnë kohë duke thënë gjëra të urryeshme për dikë që nuk e njohin fare.

A i kthen përgjigje?

Aspak. Edhe kur komentoj ndonjëherë, jam sarkastike.

Kur bëhesh gati për të dalë në skenë dhe shihesh në pasqyrë, si ndihesh?

Pasi shoh që veshjet i kam mirë, mendoj se po vjen çasti im dhe duhet ta shijoj. Mendoj edhe për gjithë ata njerëz që kanë ardhur vetëm për mua.

Ti merresh me bamirësi herë pas here.

Gjatë gjithë kohës, por nuk merret vesh nga publiku pasi unë nuk dua vëmendje. Merrem me bamirësi sepse ashtu e ndjej.

Gjatë udhëtimeve që ti bën në vende të ndryshme, kemi vënë re që i shijon shumë ushqimet e vendeve që ti viziton. Ke provuar ndonjë ushqim tradicional shqiptar?

Nuk kam provuar ende asgjë, nuk kam pasur kohë.

Të flasim për eksperiencën tënde në ‘The Voice’. Ke dy vite trajnere në Mbretërinë e Madhe. Përvojë e bukur apo jo?

Përvojë e mrekullueshme. U habita kur më ftuan pasi isha në fillimet e karrierës, por ishte shumë bukur.

Cfarë u sugjeron talenteve të reja që duan të hyjnë fuqishëm në muzikë?

Shumë praktikë. Duhet të punosh fort që të arrish atë që do. Nuk duhen ngrënë ushqime të yndyrshme dhe duhet të jesh vetvetja.

Pavarësia është shumë e rëndësishme për një vend. Sipas teje, si mund të jesh i lirë?

Mendoj se vjen nga brenda. Unë sa herë që dal në skenë, them me vete se jam një zog. Nuk i vë vetes kufij. Mendo se je më i fortë sesa mendon. Një person mund të ndryshojë botën. I them të rinjve të shijojnë çastin dhe jetën. Këto janë vitet më të mira të jetës suaj.

Faleminderit shumë që erdhe Jessie J.

Faleminderit që më ftuat, ishte kënaqësi.

T-CH