Jepet alarmi i radhës:Furtuna e të ftohtit siberian prek Shqipërinë të…

loading...

loading...
Situata atmosferike në rajonin e Ballkanit dhe veçanërisht në Shqipëri, vijon të mbetet ajo e temperaturave nën zero gradë.
Por ndonëse meteorologët shqiptarë kanë parashikuar një rritje të temperaturave duke nisur nga java e ardhshme, për sinoptikanët në Itali situate paraqitet krejt ndryshe.
Sipas asaj që bën të ditur ilmeteo.it, era të forta polare do të përfshijnë Evropën Juglindore në fundjavë, duke parashikuar stuhi dhe dallgë të forta në Adriatik.
Temperaturat më të ulëta parashikohen të dielën, ku nuk përjashtohen as rikthimi i reshjeve të dendura të dëborës.
Rinisja e reshjeve, pritet të sjellë sërish problematika në transportin detar por edhe në atë rrugor.

loading...