Jep dorëheqjen Saimir Shullazi


Opozita.com – Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar një dokument sekret që tregon për lidhjet e Emiljano Shullazit dhe personave të tjerë të botës së krimit me Policinë e Shtetit.Basha-Opinion

“Situata e krimit është jashtëzakonisht e rëndë dhe përgjegjës kryesor është Edi Rama”, tha Basha.

Kërkesës së Blendi Fevziut për t’i dorëzuar dokumentin Basha iu përgjigj: “Nuk mund ta marrësh sepse ka të dhënë sensitive”.

Duke iu referuar dokumentit që disponon, Basha përmendi emrat e disa funksionarëve të Policisë (Gëzim Zhupo, Jani Qëndro dhe Engjëllush Avdyli) që sipas tij janë të lidhur me krimin.

Lideri i opozitës gjithashtu denoncoi dhe rastin e ndalimit të 40 kamionë me pleh organik të vëllezërve Habilaj.

Basha tha se, më 24 prill kamionët janë ndaluar nga Policia në Lushnje dhe kishin si destiancion Vlorën duke bërë të ditur se do të përdorej për kultivimin e kanabisit.

Pas këtyre akuzave të rënda të liderit të Opozitës minimumi që duhet të bëjë ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtuesit e lartë të Policisë është sqarimi i fakteve, dorëheqja dhe përballja me drejtësinë…

Situata e krimit në vend është shumë e rëndë. /Opozita.com/
Saimir-Tahiri-433x300-800x445