Jennifer Lopez godet Muhammed Ali

timthumb (1)

Legjenda e boksit, Muhammed Ali është “goditur” nga këngëtarja Jennifer Lopez.

Fotografia e publikuar nga gazeta britanike “The Sun”, paraqet legjendën e boksit dhe këngëtaren, mjaftë të afërt me njëri-tjetrin.

Muhammed Ali, 71 vjeçar i cili vuan nga sëmundja e Parkinsonit, ka pranuar një çmim për vepër jetësore, çmim të cilin ia ka ndarë legjenda tjetër, por e komedisë, Steve Martin.

Ndërkaq, në mbrëmjen e organizuar me këtë rast, duket se më së miri ka kaluar këngëtarja 43 vjeçarja, Jennifer Lopez. /LajmeOnline/