‘Jennifer Lopez e urren Kim Kardashian’

Jennifer Lopez po e urren Kim Kardashian. Këngëtarja e bukur është lodhur duke dëgjuar për prapanicen e famshme të Kimit dhe është e gatshme të rimarrë fronin si ylli me vithet më të bukura në botë.

“Jennifer është lodhur nga të gjitha llafet rreth vitheve të Kimit dhe rreth vëmendjes që ajo merr për shkak të formave të trupit. Ajo mendon se është patetike, pasi ajo beson se është e qartë se Kim ka bërë tretmanë të ndryshëm për ngritjen e vitheve, në mënyrë që ato të duken sa më impozante”, ka deklaruar një burim i afërt me këngëtaren dhe aktoren e bukur. “Në anën tjetër, çdo gjë në trupin e Jennifer-it është natyrale.

Ajo është krenare me format e trupit dhe me punën që ajo ka bërë ndër vite në palestër, për të pasur një trup të tillë. Ajo mendon se Kim nuk e meriton një vëmendje të tillë, pasi ajo është pjesërisht plastike dhe totalisht false.

Kim është adhuruese e madhe e Jennifer-it dhe disa herë ka provuar që të njihet më mirë me të. Por Jenni vazhdimisht i ka thënë ‘Jo’ me mirësjellje, pasi nuk dëshiron që të shihet në shoqëri të saj për asnjë çmim”, ka shtuar burimi.

Ky burim ka shtuar se Lopez me sukses me vite të tëra ka arritur ta shmangë Kimin, pasi ajo mendon se nuk i përkasin rrethit të njëjtë. Mirëpo, ai thotë se Jennifer duke e parë vazhdimisht Kimin në TV, internet dhe revista, ku shihet një fiksim për vithet e saj, e ka bërë shumë nervoze dhe dëshiron të bëj diçka në këtë drejtim.