Jennifer Lopez e frustruar për të dashurën e re të Marc Anthony

f1_13-jl1363164621

Jennifer Lopez është nervozuar shumë kur ka dëgjuar se ish-burri i saj Marc Anthony është në lidhje me bukuroshen Chloe Green.

Green është vajza e miliarderit Phillip Green.

“Jennifer ka qenë shumë e lumtur kur u lidh me Casper Smartin, që duket sikur të ishte djali i saj”, ka thënë një burim.

“Por Marcu beson se ai e ka nervozuar Jenniferin me Chloen e cila është tre vjet më e re se i dashuri i Jenniferit”.

“Jennifer nuk mund t`i shikonte Marcun dhe Chloen duke u puthur dhe përqafuar para fëmijëve. Ajo praktikisht e ka tërhequr për flokë kur e pa Chloen duke mbajtur binjakët e saj”.

“Edhe më keq, Jennifer e njeh Chloen dhe babanë e saj prejse Chloe ishte adoleshente. Ajo ndihet e tradhtuar, por Marcu ndien se po i jep ish-gruas pikërisht shijen e ilaçeve të saj”, ka thënë burimi.