Jennifer Aniston do të martohet para aktorëve Brad dhe Angelina

aniston

Jennifer Aniston është duke u përgatitur ta mundë rivalen Angelina Jolie para altarit – ku martesa e yllit të “Friends” pritet brenda jave.

Aktorja është afër finalizimit të planeve martesore me të fejuarin e saj, skenaristin Justin Theroux.

Ajo është para përfundimit të projektit të fundit filmik në Connecticut dhe pritet që pas kësaj të pasojë ceremonia martesore.

Jen tashmë i ka zgjedhur bendet që do të bëjnë muzikë, ka caktuar datën dhe madje ka zgjedhur edhe fustanin.

Çifti ishte fejuar qysh verën e kaluar, ndërsa ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt ishte fejuar me Angelinen disa muaj më herët.

Por tani Jen do të jetë e para që do të martohet përsëri. Detajet e ditës së madhe janë duke u mbajtur sekret, ndërsa disa miq të Justin janë duke spekuluar Ben Stillerin si dëshmitar në ngjarjen e vogël dhe intime.

Dëshmitaret e Jen do të përfshijnë aktoren dhe prezantuesen Chelsea Handler, ndërsa vajza e luleve do të jetë vajza tetë vjeçare e Courtneye Cox, Coco.

As mysafirët nuk do ta dinë vendin deri në minutën e fundit. Por burimet e afërta me çiftin thonë që kanë shikuar opsione si Hawaii me diell.

“Jen është duke u munduar ta mbajë sekret detajet e dasmës, që të mos bëhet cirk mediatik si dasma e saj me Brad. Vetëm disa miq dhe familjarë të ngushtë do të jenë aty. Ndërsa tani duke që data është vetëm pas pak javësh. Jen do të dëshironte ta bënte në Los Anegeles, por duket që do të ishte shumë vështirë të shkojë në qetësi. Nuk dëshiron të martohet derisa fotografët sillen mbi kokën e saj në helikopter”, zbuloi një burim.