Jeni vetëm në shtëpi dhe ju ka mbetur ushqimi në fyt? Ja si të shpëtoni (VIDEO)

Çfarë duhet të bëni nëse jeni në shtëpi vetëm dhe keni mbetur pa frymë si pasojë e ushqimit që ka ngecur në fyt?

A është e mundshme të shpëtoni jetën tuaj kur nuk është askush afër për të ndihmuar?

Fatmirësisht, po!

Zjarrfikësi dhe paramediku Jeff Rehman, ka bërë një video të zgjidhjes së këtij problemi, të cilën e ka mësuar nga trajneri i tij i boksit, transmeton Telegrafi.

Në fakt, trajneri ia kishte mësuar këtë teknikë si ushtrim për forcimin e muskujve të barkut dhe jo shumë gjatë, Jef e kishte kuptuar që e kishte edhe një efekt tjetër!

Kjo teknikë, e cila shihet në videon e mëposhtme, nuk është ideale për gratë shtatzëna, mirëpo është zgjidhje e mirë për të gjithë tjerët që janë duke përjetuar tmerrin në shtëpi apo diku tjetër!1