“Je la**re që flirton”/ Gruaja i bën gjëmën burrit abuzues, por ajo që ndodh më pas…

Një grua nga veriu i vendit ka rrëfyer për “ShkodraNews” abuzimin emocional që vuan nga bashkëshorti.
Ajo tregon si e braktisi burrin, rikthimin sërish pranë tij dhe abuzimin që vazhdon.

Shkrimi i saj:

Jam një zonjë nga veriu. Kam 4 fëmijë. Verën e kaluar e lashë tim shoq, dy fëmijët e vegjël i mora me vete. E ndava për shkak të abuzimit të vazhdueshëm emocional që burri më bënte. E kam duruar për shumë vite, kam rritur fëmijët duke e duruar madje arrita edhe të shkollohem.

Ai pinte e pi, tregon mospërfillje ndaj meje, debatojmë për gjënë më të vogël. ‘Hiqe urgjent atë që ke veshur’, ‘je duke u ngacmu me atë burrin që po flet’, ‘s’mund të kesh mik një mashkull’, ‘je dele’, ‘ai do të të fusë në shtrat po hë’, ‘moj lavire’.

Më urrente për çdo gjë që bëja. Më dukej sikur isha armikja më e madhe. Madje për një debat në makinë s’më foli 13 orë e në darkë as nuk fjeti me mua gjatë gjithë javës. Nisi pijen. Më fliste me fjalë të ndyra.

‘K**vë, prostitutë, etj. Madje më kërkoi divorcin para prindërve dhe fëmijëve. Kurse dy ditë më vonë tha se nuk mbante mend ta kishte kërkuar divorcin. S’po duroja më gjendjen. E lashë dhe për të ishte një tronditje.

Ai nuk e priste. Nisi t’më premtonte se nuk di të sillej më keq me mua. E që s’do të më lëndonte kurrë. Pasi ika disa javë u ktheva tek ai, veç për fëmijët. Por nuk e dua më. Nuk mundem ta dua më. Ama ka nisur prapë me sjelljet e rënda ndaj meje. Madje po përkeqësohet. Nuk ndryshojnë, më besoni!