Java e “Drenicës”

Edhe këtë javë për tri ditë rresht “Grupi i Drenicës” do të përballet me dëshminë e dëshmitarit “A”. Në Gjykatën Themelore në Mitrovicë këtë javë janë paraparë tri seanca. Të martën, të mërkurën dhe të enjten do të mbahen seancat e rregullta për “Grupin e Drenicës.

Në këtë grup janë të akuzuar Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Ismet Haxha , Sahit Jashari, Sabit Geci, Avni Zabelin dhe Jahir Demaku. Dëshmitari “A” i cili po dëshmon nëpërmes videolinkut, deri më tani është marrë në pyetje nga prokurori dhe nga avokati i Jahir Demakut dhe Sylejman Selimit.

Ai ka deklaruar se ishte i burgosur një muaj, në vitin 1998 në burgun e Likocit. Ky dëshmitar dhe dëshmitarë tjerë të fshehur pas shkronjave të alfabetit akuzojnë ish komandantët e Drenicës se i kanë torturuar ata në një qendër mbajtje në fshatin Likoc./Tribuna/