Japonia ende kërkon përgjigje nga Koreja e Veriut për rrëmbimin e 13 vjeçares

loading...

loading...
Gjate vizitës në Japoni këtë javë, presidenti amerikan Barack Obama u takua me nënën e 13 vjeçares të kidnapuar nga agjentët e Koresë Veriore derisa po kthehej nga shkolla në shtëpi 36 vjet më parë, e cila nuk u kthye më kurrë.

Ajo është një nga 17 dhe ndoshta qindra qytetarëve japonez që u rrëmbyen nga koreano-veriorët në mes të viteve 1977 dhe 1983.

Pas shumë mohimeve, në vitin 2002, ish lideri Kim Jong’II pranoi se vendi i tij kishte rrëmbyer 13 japonezë megjithëse Japonia e jep shifrën 17 dhe Kombet e Bashkuara mendojnë se ky numër është akoma më i lartë. Shumica e qytetarëve japonez janë ende të zemëruar me rrëmbimin dhe besojnë se viktimat janë ende gjallë në Korenë Veriore.

loading...