Januzaj pjesë e një skandali seksual

Adnan Januzaj pjesë e një skandali seksual ku janë të përfshirë katër futbollistë të Manchester United: Shinji Kagawa, Sam Johnstone e një tjetër i paidentifikuar.

Irlandezo-veriorja Claire McMullan ka deklaruar për “The Sun” se ka pasur biseda erotike në “chat” me futbollistët e “Djajve të Kuq”. 28-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, ka zbuluar detaje pikante mbi të gjitha për talentin 19-vjeçar me origjinë nga Shqipëria.

“Adnan i adhuron videot erotike dhe e di si të më nxisë. Mund ta quaj një “Djall” të vërtetë të eksituar…”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera, McMullan ka treguar se Januzaj ka uruar që mund ta takojë sa më shpejt dhe madje Adnani e ka ftuar të fluturojë në Manchester, me shpenzimet e tij.

Jo vetëm kaq, sepse bjondia nga Irlanda e Veriut ka treguar se ka pasur shkëmbime mesazhesh e videosh edhe me Kagawan, si dhe me portierin rezervë Johnstone ku nuk kanë munguar as ofertat “erotike” nga futbollistët e Manchester United.