Januzaj përball Rooney e Van Persie për golin e vitit (Video)

loading...

loading...
Adnan Januzaj, Wayne Rooney e Robin Van Persie janë në konkurrencë për ta fituar çmimin për golin më të mirë të stinorit te Manchester United. Faqja zyrtare e ‘Djajve të Kuq’ tashmë ka publikuar anketën ku të gjithë mund të votojnë për golin e tyre të preferuar.

Manchester United ka hapur anketë për ta përcaktuar golin më të mirë të stinorit të shënuar nga futbollistët e ‘Djajve të Kuq’.

E, në konkurrencë më të ngushtë janë tre lojtarët: Robin Van Persie, Wayne Rooney dhe futbollisti kosovar, Adnan Januzaj.

Ky i fundit konkurron për këtë çmim me golin e shënuar në fitoren 2:1 ndaj Sunderlandit. Adnani realizoi bukur me një goditje vollej, për golin e tij të dytë në atë sfidë.

Robin Van Persie konkurron me golin e realizuar ndaj Swasea Cityt, teksa Wayne Rooney me supergoditjen e tij nga gjysma e fushës kundër West Hamit.

loading...