Januzaj, në ekipin e parë të Manchesterit

loading...

loading...

Adnan Januzaj është përfshirë në ekipin e Manchester Unitedit, në turneun veror që do ta zhvillojnë ‘Djajtë e Kuq’.
Menaxheri David Moyes e ka përfshirë mesfushorin e ri kosovar në listën prej 19 futbollistësh me ekipin e parë dhe kjo do të jetë një mundësi e artë që ta tregojë veten dhe t’ia bëjë me dije ish trajnerit të Evertonit se e meriton t’i jepet rasti.
Januzaj ishte lojtari më i mirë i ekipit të rinjve të ekipit nga Old Traffordi sezonin e kaluar, duke e fituar titullin e kampionit në Premierligë.
Ai ishte ftuar nga Sir Alex Ferguson në ekipin e parë në ndeshjen e fundit të sezonit, por nuk i ishte dhënë rasti të luante, edhe pse pritej të ndodhte një gjë e tillë.
Ishte pikërisht Ferguson ai i cili besonte se 18 vjeçari ka një të ardhme të ndritshme dhe se mund të jetë lojtar i rëndësishëm i Manchesterit në vitet e ardhshëm. /LajmeOnline/

loading...