Janë 6 shqiptarë të plagosur

(E Plotesuar) Policia e Kosovës ka nisur hetimet përkitazi me ngjarjen e cila ka ndodhur mbrëmë në brezin kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ku mbeten të plagosur gjashtë shqiptarë të Kosovës.
Ndonëse ende nuk është konstatuar se në cilën pjesë të territorit ka ndodhur rasti, hetuesit e policisë së Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme lidhur me këtë rast.
Sipas policë, rasti shkëmbim me armë zjarri është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Mirovc të Podujevës, të dielën në ora 19 e 40 minuta.
“Raportohet se në brezin kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë dyshohet se ka pasur shkëmbim zjarri nga disa persona që kanë shkuar për të prerë dru dhe disa personave nga ana serbe. Si pasojë e të shtënave janë plagosur gjashtë meshkuj Kosovar/Shqiptarë”, ka bërë të ditur policia.
Të plagosurit janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor. Gjatë incidentit lëndime të lehta trupore ka pësuar edhe një mashkull tjetër Kosovar/Shqiptar derisa ishte duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas mjekëve gjendja e të plagosurve është stabile, përveç njërit që e ka gjendjen e rëndë.
Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme lidhur me këtë rast, përderisa janë duke u kryer hetime lidhur me personat e involvuar në këtë shkëmbim zjarri/

Xhandarmëria serbe plagos pesë shqiptarë

Sot rreth orës 19 e 40 minuta, në fshatin Mirofc të Podujeves, në brezin kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka pasur një shkëmbim zjarri ndërmjet disa personave nga ana kosovare, të cilët dyshohet se kanë qenë duke prerë dru, dhe disa personave në anën tjetër të kufirit me Serbinë.Sipas Indeksonline, në këtë incident janë plagosur katër shqiptarë dhe ata janë duke u transportuar për në QKUK.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Baki Kelani./LajmeOnline/