James Rodriguez i Realit!

Gazeta e afërt me Real Madridin, “AS” shkruan se Real Madridi ka arritur marrëveshje me Monacon për blerjen e James Rodriguez.

Gazeta spanjolle shkruan se bisedimet kanë përfunduar me sukses dhe se lojtari do ti bashkohet Realit në fillim të gushtit.

Sipas po të njëjtit burim, Rodriguez do të përfitoi te Reali 7.5 milion euro në sezon.
Monaco thuhet se e ka gati zëvëndësimin e tij, e që pritet të jetë ylli i ri francez, Antoine Griezman.