James: Gjithmonë e kam dashur Realin

Ylli kolumbian i transferuar te Real Madridi, James Rodriguez, ka realizuar ëndrrën. Ai është deklaruar tejet i lumtur që do të jetë pjesë e një skuadre siç është Reali, duke shtuar se këtë moment e ka pritur prej shumë kohësh.

“Unë gjithmonë e kam dashur Realin dhe shpresoj të jem këtu për shumë vite. Jam këtu për të fituar dhe Reali është një skuadër që fiton tituj. Gjithmonë e kam ëndërruar këtë moment, nuk më pritet për 1 gushtin për t’i filluar stërvitjet me pjesën tjetër të klubit”, deklaroi James.