“Jam milioner, hajde e bëjmë bashkë”, por pas ‘qejfit’ ndodhte më e keqja

Arrestohet 24-vjeçari i rrezikshëm. Afraz Ahmad u prangos në Paris, pas nje operacioni te perbashket nga policia franceze dhe ajo italiane. Ai kërkohej për një sërë grabitjesh në Romë, Firenze e Napoli.

Ndaj tij rezulton edhe një dënim nga gjykata britanike e Mancesterit për grabitje. Ai kishte gjetur një mënyrë të veçantë për të fituar para. Grabiste prostitutat e luksit, ose të njohura ndryshe si eskorta.

Ai i kërkonte prostitutat duke u prezantuar si milioner dhe më pas i dhunonte duke i grabitur të gjitha ç’ka ato kishin me vete. Denoncimi i fundit u bë nga një prostitutë rumune në Romë në 17 janar të vitit të kaluar. Denoncime të ngjashme ishin ngritur edhe në disa qytete të tjera evropiane.