“Jam me fat që jam gjallë”, gruaja rrëfen se si ka jetuar për 10 vite me një vrasës

Shpesh herë na thonë se ne nuk arrimë të njohim dot veten tonë e jo më partnerin.

Kështu ka ndodhur edhe me Holly Eudy, e cila ka zbuluar se për 10 vite ka jetuar me një vrasës serial. Ajo mbeti e shokuar kur Todd Kohlhepp u arrestua nga policia.

Në një intervistë për Inside Edition Holly ka rrëfyer:

E dija se kishte diçka që nuk shkonte me të, por nuk mund t’i vija gishtin për ta fajësuar sepse nuk kisha prova. Ndihem me fat që jam gjallë.

Burri i saj Todd Kohlhepp u arrestua nëntorin e kaluar në Spartanburg të Karolinës së Jugut në ShBA.

Një grua u gjet e lidhur me zinxhirë në afërsi të shtëpisë së tij. Ndërkohë që pas hetimeve të policisë u zbulua se pranë banesës së tij, ai kishte varrosur shumë femra me të cilat më parë i kishte përdhunuar.