“Jam e virgjër, jam 17-vjeçe, ti do seks me mua”, Lezhjani që po mashtron minorenet shqiptare

loading...

loading...
Në profilin e tij në facebook A.P., ka edhe familjen e tij, por ndërkohë në mesazhe private ngacmon minorenet, duke u premtuar atyre udhëtime, veshje të shtrenjta, darka në restorante etj.
Një 17-vjeçare nga Durrësi ka arritur që të ruajë mesazhet që ka shkëmbyer me të në Facebook, ku dhe ka zbuluar se ai ka folur me një 14-vjeçare, të cilës i ka kërkuar marrëdhënie seksuale.

Në mesazhe, burri, i cili mendohet të jetë nga Lezha dhe rreth 50 vjeç, i kërkon adoleshentes takim, madje i kërkon edhe favore seksuale duke e shqetësuar shpesh me thirrje.

Pasi e ka kuptuar synimin e tij, adoleshentja i ka thënë se do e denoncojë në polici, ndërsa më pas ai nuk i ka kthyer më përgjigje.

Në profilin e tij ai edhe pse ka familjarë në foto shpërndan materiale të pista, video që nuk i shkon për shtat një familjari të rregullt.

I takon policisë ta hetojë më tej këtë rast, duke parë edhe mesazhet që nuk janë aspak normale, aq më tepër ndaj një minorene 14-vjeçare.

loading...