Jam djali i Xhavit Halitit, mos me prekni!

loading...

gjaviti-425x236

loading...
Duket se të rinjtë problematikë në Kosovë kanë gjetur mënyrën më të mirë se si t’i kundërvihen policëve, në rastet kur bien ndesh me ligjin. Një i ri kosovar, duket se është frymëzuar nga bijtë e pushtetarëve të cilët bien shpeshherë ndesh me ligjin dhe nuk hezitojnë t’i kërcënojnë ata në emër të baballarëve të tyre, e madje edhe t’i sulmojnë policët. Pas një aksidenti trafiku që kishte shkaktuar në Prishtinë të martën, një i ri i kishte kërcënuar policët që të mos marrin masa ndaj tij, duke u thënë se është djali i Xhavit Halitit, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës dhe anëtarë i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

Sipas burimeve të gazetës “Tribuna” brenda policisë, duke pretenduar se është djali i Halitit, ai edhe i kishte kërcënuar policët. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët nuk kanë dhënë shumë detaje, përveçse kanë njoftuar se është shkaktuar një aksident trafiku. I dyshuari po vazhdon të mbahet në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, që nga e marta dhe duket se i është plotësuar një dëshirë. Ai e ka kaluar natën në qeli bashkë me nipin e kryeministrit Hashim Thaçi, Leotrimin, i cili të mërkurën mbrëma u arrestua për kërcënim me vrasje dhe me djalin e kryetarit të Lipjanit, Shukri Bujës, që u arrestua të martën për armëmbajtje pa leje.

Për dallim nga këta dy të fundit që e kanë paralajmëruar policinë se bijtë e kujt janë dhe se sa të fortë janë, ky i fundit ka dalë që nuk është djali i Xhavit Halitit.

loading...