“Jam 47-vjeç dhe i virgjër”, Fatmiri nga Bërzhita kërkon nuse të mirë live në emision

Shumë prej shqiptarëve janë të fokusuar tek mediat për të përcjellë hallet e shqetësimet që kanë, në momentin kur nuk dinë tjetër nga t`ja mbajnë. Mirëpo, ka halle të ndryshme.

Jo të gjitha lidhen me funksionimin e shtetit apo individëve të caktuar. Ka dhe disa persona që vuajnë se do të ngelin gjithë jetën pa martuar.

Të tillë shqetësim, mesa duket i madh, është për Fatmirin nga Bërzhita.

Ai ka telefonuar në emisionin e mëngjesit “Aldo Morning Show” për të kërkuar nuse. Por, kërkesa e tij ka qenë shumë e veçantë.

Jam katunar bërzhite nga Tirana, jam i virgjër, jam i interesuar për një vajzë të mirë”, ka thënë Fatmiri.

47-vjeçari tha gjatë telefonatës se nuk ka qenë i martuar më parë, punon në shtet, por nuk bëri të ditur vendin dhe profesionin.
Ai tha se nuk ka ndonjë preferencë nga ato që kanë telefonuar më parë dhe sqaroi se nuk është martuar për shkak se për një periudhë të gjatë ka jetur jashtë Shqipërisë.