Jakup Krasniqi ia dorëzon detyrën Isa Mustafës

Pas seancës konstituive të legjislaturës V të Kuvendit të Republikës së Kosovës, është bërë dorëzim-pranimi detyrës së kryetarit të Kuvendit.

Kryetari i deritashëm i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i dorëzoi detyrën kryetarit të sapozgjedhur, Isa Mustafa, të cilit njëherësh i uroi zgjedhjen në këtë funksion dhe i dëshiroi suksese në krye të legjislativit të vendit.

Kryetari i ri, Mustafa, ndërkaq, e përgëzoi kryetarin e deritashëm Krasniqi, për punën dhe menaxhimin e Kuvendit gjatë dy mandateve legjislative.