Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj shpallin partinë e re politike

Brenda këtij muaji do të shpallet formimi i partisë së re nga Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj.

Sipas burime pranë agjencisë INA, Limaj dhe Krasniqi së bashku me bashkëpunëtorët e tij të enjten kanë vendosur për themelimin e subjektit të ri politik.

“Janë bërë përgatitjet e para dhe se lider i subjektit të ri do të jetë kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, ndërsa në radhët e partisë së re do të aderojnë politikanë të njohur të skenës politike, akademikë dhe personalitete tjera publike dhe nga baza e partive tjera”, theksoi për INA, një nga nismëtarët për themelimin e subjektit të ri. Gjithashtu pritet edhe publikimi i emrit të ri të partisë.

Ky subjekt i ri do të nis menjëherë parapërgatitjet për zgjedhjet e reja parlamentare që pritet të mbahen nga mesi i vitit të ardhshëm. Limaj dhe Krasniqi kanë refuzuar ftesën e PDK-së për t’u rikthyer sërish në radhët e saj, pasi që janë bashkëthemeluesit kryesor.

Më poshtë, mund të komentoni në lidhje me artikullin.




.
Kliko LIKE nëse të pëlqen artikulli