Jahjaga shtron iftar

Presidentja Atifete Jahjaga ka shtruar sonte iftar.

Ajo u ul të hajë iftarin së bashku me përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, të prirë nga myftu Naim Tërnava.

Në iftar ishte i pranishëm edhe Përfaqësuesi i Posaçëm i BE’së në Kosovë, Samuel Zbogar.

“Në Kosovë harmonia ndërmjet religjioneve është ndërtuar me shekuj dhe kjo harmoni na ka shërbyer si urë lidhëse ndërmjet njerëzve. Sonte kjo darkë e Iftarit e muajit të shenjtë të Ramazanit, të fesë islame që predikon paqen dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve, na bën së bashku të gjithëve për t’i shtrirë dorën e solidaritetit dhe të bashkëpunimit njëri tjetrit dhe për të reflektuar”, tha Jahjaga.

Ajo shtoi se kjo ditë na kujton se duhet të bëjmë mirë dhe se duhet të bashkërendohen punët nga të gjitha organizmat, me qëllim që të krijohet një shtet sa më demokratik.