Jahjaga e Haradinaj në “kafe të Bajramit” [foto]

Kryetarja e Kosovës Atifete Jahjaga sot, pa vizitës në Bashkësinë Islame, me ç’rast kryemyftiut Naim Tërnavës ia uroi Bajramin e Madh, ndaloi në një kafene në rrugën “Qamil Hoxha”, që lidhet me Sheshin Nënë Tereza të kryeqytetit.
Rastësisht apo me qëllim aty ishte edhe lideri i AAK-së dhe i nominuari për kryeministër të Kosovës nga blloku opozitar, Ramush Haradinaj.

Jahjaga dhe Haradinaj u përshëndeten dhe nuk dihet nëse me këtë rast ata vetëm ia uruan njëri – tjetrit Bajramin, pasi fjalët zgjatën pak dhe të dy zunë vend në tavolinat e veta, shkruan koha.

Në këtë kafe më herët me Haradinjan qëndroi edhe ish-kryetari i Grupit Parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri.
Presidentja Jahjaga pati një përshëndetje të përzemërt edhe me ish-politikanen e Kosovës dhe aktualisht zyrtare e Socialdemokratëve të vendit, Kaqusha Jashari.