Jaguar F-Type R-S Coupe me mbi 700 kuaj fuqi

timthumb (1)

Në ofertën e Jaguar F-Type Coupe do të gjendet edhe versioni i çmendur me më shumë se 700 kuaj fuqi. Ky model në treg pritet të dalë gjatë vitit 2016, ndërsa me forcën mbi 700 kuaj fuqi, pa problem mund të arrijë shpejtësinë maksimale prej 320 km/h.

Tani për tani nuk dihet se cili do të jetë motori në këtë model, por supozohet se ai do të jetë tejet i avancuar në krahasim me modelin e tanishëm.