Ja zakonet e shqiptarëve qё u bёjnё përshtypje tё huajve

loading...

loading...

“Buzz Feed”, website-i i famshëm amerikan, nё rubrikёn e tij “Community” ka publikuar një artikull rreth shqiptarёve. Nё tё do tё gjeni disa nga tiparet qё karakterizojnё shqiptarёt nё sytё e tё huajve.

Elementet e radhitur me humor tregojnё disa tё vёrteta pёr pёrshtypjen qё shqiptarёt kanё shkaktuar tё huajve, veçanёrisht tek amerikanёt. Cilёn nga kёto karakteristika keni ju?

Jepni bakshish edhe në supermarkete

Në dasmën tuaj keni rreth 400 të ftuar

Nëse jeni nga Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi praktikoni turizmin patriotik

Në shtëpinë tuaj ka më shumë alkool se sa në lokalin e lagjes tuaj

Nuk mund të vishni të njëjtin fustan në dy dasma

Sa herë që gjyshi sheh politikanë në televizor fillon t’i shajё

Përdorni raki për çdo gjë

Mamaja juaj e pastron shtëpinë disa herë në ditë
Çdokush rreth jush di si të shajë në shqip

Kur gjyshja juaj mërzitet nëse i thoni se nuk keni ngrënë
Frigoriferi juaj ka më shumë mish se sa supermarketi
Jeni disa njerez në tavolinë dhe secili ka bindje të ndryshme politike

Kur një djalë që ke qejf ju pyet “A je vajzë e mirë?” dhe ti bën çdo gjë për ta bindur
Vazhdoni tё hani bakllava edhe pas Vitit të Ri

Dita më e rëndësishme e vitit është nata e Vitit të Ri
Jeni krenarë për Dua Lipën, Bebe Rexha, Rita Orën dhe Era Istrefin
Martoheni vetëm me shqiptarë
Habiteni (në mënyrë pozitive) kur serbët nuk ju shajnë apo komentojnë në videot tuaja në Youtube

Nëse jeni ftuar për darkë, ata që ju mirëpresin refuzojnë ta besojnë se stomaku juaj ka një limit, dhe ofendohen kur ju nuk e mbaroni pjatën e katert
Keni frikë të kolliteni apo të teshtini para prindërve sepse automatikisht ata do ju bërtasin pse jeni sëmurë

Gjyshja juaj do të çohet e do t’ju përgatisë ushqim edhe nëse është në shtratin e vdekjes
Të gjithë njerëzit tuaj janë lodhur duke dëgjuar nga ju se Nënë Tereza, Eliza Dushku, Vëllezërit Belushi dhe krijuesi i Viagrës kanë origjinë shqiptare

Mbani ndonjë lloj forme të flamurit shqiptar, në bluzë, në varse, tatuazh ose sfond në telefonin tuaj

Mamaja ju detyron të vishni një kanatjere sa herë që dilni
Festoni të gjithë festat fetare, pavarësisht besimit tuaj

Jeni në restorant me familje të tjera shqiptare dhe ka një sherr disa minutësh se kush do paguajë, që përfshin sharje,goditje dhe madje grisje të parave
Kur jeni me një shqiptar dhe nuk i dini emrin, thjesht i thërrisni “o Shqipe”

Keni Mercedes të zi ose një BMW përpara shtëpisë tuaj

Prindërit tuaj ju tregojnë histori se si ecnin 8 milje në 1.5 meter trashësi bore zbathur në kodra e male për të shkuar në shkollë
Flisni rreth një orë para derës kur largoheni nga shtëpia e dikujt

Përdorni qese ushqimesh për të hedhur mbeturinat
Babai juaj ka therur derr apo qingj

Shkoni në festa shqiptare vetëm për t’u dukur
Nervozoheni shpejt

loading...