Ja urimet e politikanëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia për Fiter Bajramin

Liderë politikë shqiptarë nga parti të ndryshme kanë uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Fiter Bajramit.

Më poshtë janë mesazhet e urimit të liderëve kryesorë politikë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë dhe të Shqipërisë.

Liderët politikë shqiptarë në Kosovë

Urime kane ardhur nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaci, Ramush Haradinaj por edhe nga partia e Limajt dhe e Jakup Krasniqit.

Ata uruan shëndet e mbarësi për të gjithë besimtarët myslimanë kudo ata ndodhën dhe ftuan për paqe e për tolerancë.

Një mesazh urimi ka ardhur për ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj edhe nga sekretari amerikan, John Kerry, i cili ka uruar popullin shqiptar për ditën e Fiter Bajramit.

Partia e Albin Kurtit ndoshta kishte urimin më të vecantë në këtë ditë.

“Fitër Bajrami është fjala përmbyllëse e Zotit për muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë këtij muaji ndodh një përqendrim i veçantë i dedikimit, një respekt special për madhështinë e Krijuesit, një shkëputje periodike nga rutina materiale për ta mbajtur lart përkushtimin shpirtëror dhe një kujtesë e përhershme e besimtarëve për detyrimin ndaj Tij”, thuhet në urimin e Vetëvendosjes.

Liderët politikë shqiptarë në Maqedoni

Ndërkaq, edhe liderët politikë shqiptarë në Maqedoni kanë uruar festën e Fiter Bajramit.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se dita e Fitër Bajramit na kthen tek vlerat e vërteta njerëzore.

Po ashtu, edhe kryetari i PDSH-së, Menduh Thaci ka uruar këtë ditë, duke thënë se ajo na bën më njerëzor dhe se forcon vlerat fetare e kombëtare të shqiptarëve.

Presidenti Bujar Nishani uron Fitër Bajramin

Po ashtu, urime të përzemërta për ditën e Fitër Bajramit dërgoi edhe presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.

Ai tha se kjo është një ditë që na fton të bëhemi më njerëzor dhe të lëmë mënjanë mëritë e urrejtjet.

“Nuk ka gjë më të aftë se kjo festë për ta larguar urrejtjen dhe afruar dashurinë, pakesuar veset dhe shtuar vyrtytet, harruar mëritë dhe sjellë pajtimet”, ka uruar Nishani.

Kreu i shtetit shqiptar e përmbyll urimin, duke thënë se duhet ta festojmë Bajramin si duhet, si na ka hije; si besimtarë të devotshëm dhe njerëz të qytetëruar, që njohim dhe respektojmë normat e Besimit; me gëzim të përmbjatur, vllazërim me njëri-tjetrin, dhe kryesorja; mirnjohje për Zotin. /albeu/LajmeOnline/