Ja teknika e Sanchez, goli i Messit, fitorja e Barces (Video)

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 3 me 1, ndërsa Lionel Messi ishte më i miri. Messi në minutën e 15 të takimit shënoi nga pika e bardhë, golin e vetëm të pjesës së parë. Por, dyfishimi i epërsisë erdhi vetëm në minutën e 67 kur Fgueres realizoi autogol.

Dy minuta më vonë erdhi edhe goli i nderit për mysafirët, i shënuar nga Castro. E katër minuta pa përfunduar takimi, u akordua edhe një penallti për Barçren, të cilën pas tentimit të dytë, në gol e konvertoi Messi.
Pas 32 xhirove në La Liga, katalunasit kanë një pikë më pak se Atletico Madrid, që gjendet në pozitën e parë me 79 pikë.