Ja stilolapsi i cili shpëtoi qindra jetë fëmijësh (Foto)


Në vitin 1991, një kompani nxori në treg një dizajn që nuk u pikas shumë nga njerëzit – se në majën e kapakut të stilolapsit kishte një vrimë.
Shumica nga ne nuk i ka kushtuar vëmendje kësaj vrime, por kjo ide dizajnimi ka shpëtuar shumë jetë fëmijësh. Më saktësisht, ka shpëtuar më shumë se 100 fëmijë dhe disa të rritur, në moshë madhore.
Si është e mundur?
Dihet se fëmijëve të vegjël u pëlqen të shijojnë çdo gjë që u bie në dorë. As të rriturit nuk përjashtohen – shpesh herë na pëlqen që ta kafshojmë majën e stilolapsit ose kapakun e tij. Por ja që në disa raste, kapakun shumë shpejt mund ta ndjejmë se e kemi në fyt dhe që na e ka bllokuar frymëmarrjen. Ja ku është përgjigja se pse kjo ide për bërjen e një vrime në kapak ka shpëtuar shumë jetë. Deri sa të vijë ndihma e shpejtë, ajo vrimë mund të furnizojë mushkritë tona me ajër – të na shpëtojë nga vdekja!
Ky vendim i kësaj kompanie, më pas u pranua edhe nga shumë konkurentë të tjerë – prodhues stilolapsash.
“Dizajni i mirë është i dukshëm. Dizajni i shkëlqyer nuk duket”.
14