Ja skena e vrasjes së Elton Çiços në 10 sekonda, autori e qëlloi me pistoletë me mulli (Video)

loading...


Këto janë pamjet e ekzekutimit të Elton Çiços 35 vjeç nga Tepelena mbrëmë në një lokal pranë stadiumit ‘Dinamo’.
Në pamjet filmike të kamerave të sigurisë, që janë publikuar nga ‘ABC Neës’ duket vrasësi me kapele në kokë që shkon në tavolinën ku ndodhet viktima nën shoqërinë e disa personave të tjerë.

Ata u larguan më pas me një makinë, që ishte e parkuar pak metra më tutje në drejtim të stadiumit ‘Selman Stërmasi’. E gjithë vrasja ndodhi në më pas se 10 sekonda.

Pasi vrasësi e ka pyetur viktimën si quhej, e ka qëllua me dy plumba dhe është larguar me shpejtësi. Siç duket edhe në pamje, i pari që ka kuptuar çfarë po ndodhte, është kamarieri i lokalit, i cili pa vrasësin të nxirrte pistoletën dhe u largua me vrap para se ai të qëllonte.
E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së lokalit, të cilat po analizohen nga policia dhe po pyeten të gjithë dëshmitarët që ishin në vendngjarje. Autori përdori një pistoletë me mulli për të bërë vrasjen, ndërsa mendohet se jashtë lokalit po e prisnin edhe dy persona të tjerë.
pau

loading...

loading...