Ja si zbulohet tradhëtia!

Ja si zbulohet tradhëtia!

Në shekullin që jetojmë, rastet klasike të ekspozimit të tradhëtisë, si një takim i padëshiruar në rrugë apo më keq, në dhomën e gjumit, po shndërrohen gjithmonë e më shumë në “fanta-shkencë”.

Epoka aktuale është ajo në të cilën tradhëtia zbulohet në celularin e partnerit apo në llogaritë e rrjeteve shoqërore.

Kështu tregoi një anketë e publikuar në “Daily Mail”, me pothuajse gjysmën e njerëzve që dëshmuan se një tradhëti e realizuar apo pësuar është ekspozuar pas kontrollit të celularit nga partneri.

Megjithatë, ajo që mbetet e pandryshuar është fakti se në 98% të rasteve tradhëtia ekspozohet dhe në vetëm 2%, pendesa çon në kërkesë falje dhe rrëfim nga partneri që mban lidhjen paralele.

Këto janë mënyrat më të shpeshta të zbulimit të tradhëtive

1. Mesazhe të gjetura në celular – 41% i rasteve
2. Nëpërmjet rrjeteve shoqërore – 23%
3. Nëpërmjet kontrollit të folderave dhe të dhënave të tjera në kompiuterin personal – 13%
4. Të kapur në flagrancë – 11%
5. Një shok/shoqe të thotë të vërtetën – 5%
6. Një anëtar i familjes ekspozon tradhëtinë – 3%
7. Tradhëtari pranon lidhjen e tij spontanisht – 2%
8. Një mënyrë tjetër – 2%