Ja si u vra Marian Kola (Video)

loading...

Mediat greke kanë transmetuar fotot e para të shqiptarit Marian Kola , i cili u vra nga forcat policore ditën e diel. Pas 15 ditësh kërkime dhe duke mos zbuluar asnjë gjurmë nga të arratisurit nga burgu i Tikalas, policia greke kish dalë në përfundimin se shqiptarët kishin kaluar kufirin për në Shqipëri.
f.0723213926228_m

loading...

Por, në orët e para të së dielës, Marian Kola e Ilir Kupa, kanë menduar të lëvizin drejt lumit Kalama për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë. Ata kanë ndërmarrë këtë hap me idenë se një mjegull që kish mbuluar fshatrat kufitarë të Greqisë veriore, do t’i lejonte ata të pikaseshin nga kamerat termike.

Teksa po ecnin pranë urës së Vrosinës, për të kaluar lumin Kalama, plani i dy të arratisurve nga Trikalla ka dështuar, pasi në gjurmët e tyre kanë rënë forcat speciale të EKAM, që prej dy javësh kanë shtuar forcat pikërisht pranë lumit, transmeton Shekulli.

Këta të fundit, edhe pse me vështirësinë e mjegullës, arritën të shquanin në kamera termike siluetat e dy shqiptarëve në një distancë shumë të afërt. Specialët grekë, pasi iu afruan dy shqiptarëve në largësi 15-20 metra, u bënë thirrje Kolës e Kupës që të dorëzoheshin.

“Në këtë moment”, tha një zyrtar i policisë, “një nga të dyshuarit hapi zjarr me armë automatike. Filloi kështu një shkëmbim zjarri prej vetëm pak minutash. Si rezultat mbeti i vrarë një nga të dyshuarit, si dhe u plagos një pjesëtar i forcave speciale”.

Pas këtij momenti, forcat EKAM u ndanë në tri grupe. Njëri u vu në ndjekje të të dyshuarit të dytë, i cili u largua me vrap gjatë shkëmbimit të zjarrit, njëri nga grupet qëndroi pranë kufomës, e tjetri transportoi një polic të plagosur.

Mediat e kanë cilësuar Marian Kolën prej 22 marsit si “tmerri” i policisë greke, kur bashkë me 10 shqiptarë të tjerë u arratis nga burgu i Trikallas.

Policia greke ka thënë se Marian Kola kishte bashkëpunëtorë, pasi nga kontrolli atij iu gjetën rroba të pastra dhe të reja. Gjithashtu iu gjet edhe një çantë me ushqime të gatuara. Nga këqyrja e trupit rezultoi se Kola ishte i veshur mirë, i larë e i rruar. Edhe ky fakt e bën policinë të dyshojë se 36-vjeçari strehohej nga dikush dhe jetonte mirë. /LajmeOnline/

loading...