Ja si u tërhoqën udhëtarët nga aeroplani që doli nga pista (Video)

loading...


Mbi njëqind udhëtarë në bord dhe tetë anëtarë ekuipazhi janë tronditur nga rrëshqitja e aeroplanit në Aeroportin e Prishtinës.

Një nga pasagjerët ka postuar edhe dy video, duke shkruar se “më në fund ateruam nëpër ara”.
Derisa në video shihet tërheqja e udhëtarëve nga Aeroplani, ku shihen edhe njësia e zjarrfikësve.
Ndryshe, zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara ka konfirmuar se fluturimi Turkish Airlines TK1018, nga Stambolli ka pasur një aksident minor në aterim, i cili fatmirësisht nuk ka rezultuar në ndonjë të lënduar.
Ajo ka njoftuar se Aeroporti shpallet i mbyllur për një afat kohor prej disa orësh deri në përfundimin e hetimeve fillestare teknike./kp
daa

loading...

loading...