Ja si u grabitën 90 mijë euro në vilën e një biznesmeni, kushërira e pastrueses u dha kopjen e çelësave (Video)

loading...

iz-11

loading...

Pesë persona janë arrestuar nga blutë e Komisariatit numër katër në kryeqytet, pas vjedhjes së 90 mijë eurove në një vilë dy katëshe në periferi të Tiranës, tre prej të cilëve akuzohen dhe për vjedhjen me dhunë të një taksisti në qendër të Tiranës.
Grupi prej tre të rinjve, Elton.M 21vjeç , Delon.M 18 vjec, Kristi .N 18 vjeç me ndihmën e 16-vjeçares E.T e cila është e dashura e njërit prej anëtarëve, kanë vjedhur pa thyerje dy herë brenda dy muajve të fundit, vilën e një biznesmeni.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se herën e parë autorët kanë marrë rreth 15 mijë euro dhe herën e dytë rreth 75 mijë euro, duke i fshehur më pas paratë në shtëpinë e 21- vjeçarit nga Tirana.
Pas hetimeve intensive është arritur të zbulohet dhe mekanizmi i vjedhjes, ku ka rezultuar se e dashura e njërit prej pjesëtarëve të grupit ishte kushërira e pastrueses së vilës dhe shkonte herë pas herë për ta ndihmuar, raporton news 24.
Duke studiuar lëvizjet dhe duke marrë njohuri për vendin e lekëve, 16-vjeçarja ua ka siguruar hajdutëve kopje të çelësave të banesës.
Vjedhja e parë është realizuar në muajin dhjetor 2014 kur biznesmeni me incialet F.K në fundjavë kishte udhëtuar drejt Durrësit me familjen.

Ndërsa vjedhja e dytë në shumën e 75 mijë eurove, dhe bizhuteri të shtrenjta është realizuar me datën 5 shkurt, kur sërish asnjë prej pjesëtarëve të familjes nuk ndodhej në banesë.
Hetimet me metoda speciale kanë arritur të zbulojnë fillimisht bashkëpunëtoren e grupit 16-vjeçaren me inicialet E.T dhe më pas autorët kryesorë.
Nga ana tjetër është arrestuar dhe shtetasja me inicialet H. M 54 vjeç, nëna e njërit prej autorëve, e cila ka fshehur në trup dhe në banesë rreth 60 mijë euro nga paratë e vjedhura.
Burime nga Komisariati numër katër bëjnë me dije se është dokumentuar plotësisht dhe grabitja tek 9 katëshet e taksistit me inicialet R. Z të cilin tre personat i kanë kërkuar t’i çojë deri tek zona e Freskut, ku më pas e kanë grabitur duke i marrë të gjitha sendet me vlerë.

loading...