Ja si t’i nxirrni tetë kg ajvar nga 15 kg speca (Receta)

loading...

3sdffs

loading...
PARA NISJES SË PËRGATITJES SË AJVARIT DUHET TË NDEZIM ZJARRIN NË SHPORET.

2

Deri në ngrohjen e shporetit i pastrojmë specat e kuq dhe nisim largimin e bishtit bashkë me farat e tij. Pas kryerjes së këtyre punëve, vendosim specat në shporet për t’i pjekur.

3

Pjekja duhet të bëhet në të gjitha anët e specit.

4

Me përfundimin e këtij procesi nis vendosja e tyre në një enë të thellë dhe të gjerë dhe lihen derisa të ftohen.

5

Pastaj specat i marrim dhe heqim lëvoren, për të nisur me bluarjen e tyre.

6

Gjatë tërë kohës shporeti duhet të ketë zjarr të mjafteshëm që ndihmon në mbajtjen e temperaturës në nivel konstant, e nevojshme për t’u bërë zierja e specave.

7

Pas përfundimit të bluarjes së specave, i vendosim tavë (enë e thellë dhe e gjerë). Për të zier ajvarin i vendosim edhe një litër vaj ushqimor, si dhe kripë kuzhine, varësisht prej nevojës.

8

Në kohët e mëhershme kjo ka qenë mënyra e vetme e përgatitjes së ajvarit, ndërsa tash i vëmë edhe karrota.

9

Në shumë raste karrota bluhet, por më shumë preferohet që ajo të copëtohet me qëllim të ruajtjes së vlerave të shumta ushqyese që ka.

10

Ajvari bëhet djegës edhe jo djegës, ndërkaq zierja e tij merr 24 orë kohë.

11

Për këtë edhe duhen goxha drurë të harxhohen, derisa zierja të përfundojë dhe të arrihet të prodhohet ajvari, për të cilin duhet të kujdesemi që ta përziejmë shumë shpesh pasi mund të digjet në pjesën e fundit të tavës dhe pastaj ajvari nuk del me kualitetin e duhur.

12

Pasi të kryejmë zierjen, ajvarin e vendosim në kavanoz njëlitërsh të pastër dhe të terur, për ta mbyllur fort dhe ta lëmë në një vend të ftohtë. Ai mund të serviret për ushqim porsa të ftohet.

13

Me gjithë këto të mira që ka prodhimi i ajvarit dhe përdorimi i tij në ushqim, ky produkt ka edhe koston për shkak të blerjes së artikujve të nevojshëm për të prodhuar ajvarin.

14

Bazuar në tregun vendor brenda këtij viti, çmimi për një thes të mbushur me speca të kuq në të cilin gjenden një kilogram, blihet me 2.50€. Nëse kjo shumëzohet me 15 kilogram speca, atëherë vlera monetare shkon në 37.50€. Duke i shtuar një litër vaj që kushton 1€, 2€ kilogramë karrota dhe 0.25€ për 250 gramë kripë kuzhine kostoja arrin në 40.75€. Nëse vendosim që ajvarin ta bëjmë djegës dhe duke u bazuar në recetën tonë, atëherë vlera e tij shkon në 44.75€.

Ju bëftë mirë!

loading...