Ja si të ndaloni rritjen e qimeve nën lëkurë përmes mënyrave natyrale

loading...

loading...

ELIMINIMI I QIMEVE QË RRITEN NËN LËKURË ËSHTË NJË PROBLEM QË JU NDODH THUAJSE TË GJITHËVE DHE MBI TË GJITHA ËSHTË NJË PROBLEM QË NUK MUND TË ELIMINOHET LEHTË. QIMET E RRITURA NËN LËKURË MUND TË SHKAKTOJNË INFEKSIONE DHE SKUQJE TË ZONËS KU KANË DALË. JA NJË MËNYRË ALTERNATIVE PËR T’I ELIMINUAR ATO:

Përbërësit: 1 lugë gjelle mjaltë i papërpunuar

200 ml baltë për trajtime, me përbërje betonite (që mund ta gjeni në farmaci apo ku shiten produkte kozmetike)

1 lugë gjelle mjaltë të papërpunuar

2 tableta vitaminë E (të thërrmuara) ose 5 pika vaj vitamine E

10 pika vaj livande

Përgatitja: fillimisht përzieni mjaltin dhe baltën në një tas sa të përftohet në masë homogjene dhe më pas shtoni të gjithë përbërësit e tjerë. Shtoni nga pak ujë të vakët derisa të formohet një pastë e butë, por jo shumë e hollë.

Aplikojeni maskën në zonat ku keni qime të rritura nën mish dhe mbajeni derisa të thahet, rreth 30 minuta. Më pas, hiqeni pastën në drejtim të kundërt me rritjen e qimeve. Pas përdorimit të pastës lyejini zonën me vaj kokosi ose gjalpë trupi. Përsëriteni këtë metodë 3-4 herë në javë dhe shumë shpejt do të vëreni rezultate të dukshme.

loading...