Ja si priten heronjtë në Gjermani

Me mijëra tifozë gjermanë kanë rrethuar mëngjesin e sotëm aeroportin kryesor të kryeqytetit për të pritur heronjtë e tyre. Avioni i kombëtares gjermane me kampionët e rinj të Botës në bord zbarkoi në Berlin rreth orës 9:30 të mëngjesit.

Ndërsa me qindra mijëra prisnin në portën e “Brandeburgut”, simbol i bashkimit të dy Gjermanive pas rënies së murit të Berlinit, për të festuar me përfaqësuesen e tyre. I pari që doli nga avioni ishte kapiteni Filip Lahm me trofeun ndër duar, i ndjekur nga Bastian Schweinsteiger që ishte mbuluar me flamurin e vendit të tij dhe kishte lyer fytyrën me ngjyrat e flamurit.

Të gjithë lojtarët u vendosën fillimisht në një pod të improvizuar brenda aeroportit me Kupën e Botës në krye ku dhanë dhe disa intervista për mediat përpara se të niseshin për t’iu bashkuar festës së tifozëve të tyre, e cila po vazhdon ende në këto momente në Berlin. /albeu/LajmeOnline/