“Ja si ma futi kompania TOP SHOP”, qytetari i alarmuar denoncon

loading...

loading...

Një qytetar i revoltuar ka denoncuar pranë redaksisë sonë një episod të pakëndshëm që i ka ndodhur me kompaninë “TOP SHOP”. Ai shprehet se ka blerë pranë kësaj kompanie një produkt për zhdukjen e insekteve dhe mushkonjave nëpërmjet ultratingujve porn ë vend që ato të pakësoheshinm në fakt janë shtuar, shprehet ai.

Madje jo vetëm që produkti nuk funksiononte, por kur u përpoq të telefononte shërbimin ndaj klientit, sapo mësuan për problemin, ia mbyllën direkt telefonin. Ja se si shprehet ai për redaksinë tonë:

Prsh JOQ. Doja të denoncoja kompaninë TOP SHOP me një mashtrim që po i bën njerëzve me blerjen e një produkti që quhet PEST REPELLER për zhdukjen e insekteve e mushkonjave me ultra tinguj.

Në manual thote që duhet të paktën 2-3 javë që të bëjnë efekt, por në të vërtetë mushkonjat janë shtuar jo pakësuar.

Telefonoj shërbimin e klientit, sapo i sqaroj problemin ma mbyll tel e më del i pa disponueshëm, dmth blok. I bëj thirrje bashkëqytetarëve të mi të mos mashtrohen nga këto produkte.

loading...