Ja si ia doli Mona që vajzat e saj t’i shndërrojë në yje (Video)

loading...


Pas të gjitha sukseseve të motrave këngëtare, Adelina dhe Zanfina Ismailit qëndronte nëna e tyre tashmë e ndjerë, Mona.
Përkushtimi i saj që vajzat të jenë të njohura dhe të suksesshme ka bërë që ato të arrijnë aty ku janë sot, transmeton lajmi.net.
Në një intervistë gjatë një turi të Adelinës në vitin 2002, Mona kishte deklaruar se secila nënë mund t’ia dalë t’i ketë vajzat e suksesshme vetëm duhet punë dhe përkushtim siç edhe ka vepruar ajo prej kur ato kanë qenë 6 muajshe, duke mos munguar sigurisht edhe talenti i tyre.
Mesazhi i saj i asaj kohe për të gjitha nënat shqiptare ishte që të punojnë me fëmijët e tyre prej muajit të 6, duke i lënë anash qajat e ndejat dhe në momentin që ti bëjnë fëmitë me u marrë me fëmijë.
Për Zanfinën e cila në atë kohë kur Adelina vetëm ishte shëndërruar në yll, Mona tregonte se si edhe ajo si vajza e saj e vogël e ka marrë shumë seriozisht këndimin, mirëpo dëshira e saj ishte të mos vazhdoj, pasi në këtë profesion ka shumë lodhje./lajmi.net.
CAFE

loading...

loading...