Ja si i shpëtoi foshnja 1 vjeç rrënies nga kati i katërt… (VIDEO)

loading...

1-326-620x330

loading...

Kanë qenë sa dramatike aq edhe të mrekullueshme ato momente kur një foshnje 1 vjeç, i ka shpëtuar vdekjes pasi ra nga ballkoni i katit të katërt të një pallati. Kjo është bërë e mundur falë angazhimit të shpejtë dhe mendjemprehtësisë së njërit prej fqinjëve të vogëlushit.
Ngjarja ka ndodhur në datën 8 mars në qytetin Dongguan, në Provincën Guangdong, Kinë.
Një grup fqinjësh të alarmuar nga ajo që po shikonin me sytë e tyre, janë detyruar të improvizojnë me shpejtësi me mjete rrethanore atë që zjarrëfikësit e bëjnë rëndom në punën e tyre, duke pritur njerëzit me “çarçafë” që hidhen nga ballkonet kur ndërtresat e larta marrin flakë.
Por fqinjët e vogëlushit 1-vjeçar i cili po luante duke u kuluvarur në parvazin e ballkonit, kanë përdorur një jorgan të nderur në një tel për tharrje, për të shpëtuar fëmijën i cili ra nga shtëpia e tij në katin e katërt të një pallati.
Një dëshmitar okular i kësaj ngjarjeje, i quajtur Xu Bayi, sapo ka parë fëmijën që po rrezikonte rrënien ka bërtitur për ndihmë, duke alarmuar edhe fqinjët e tjerë të cilët u angazhuan me shpejtësi duke bashkuar forcat për të pritur fëmijën në tokë, raporton “People’s Daily Online”.
Ata e pritën fëmijën që ra me një jorgan të cilin e shpalosën dhe e mbajtën të tendosur me qëllim që ai të binte sa më butë dhe të mos dëmtohej duke goditur tokën.
Kjo ngjarje nuk u ka shpëtuar as kamerave të telefonave celularë, të kuriozëve të shumtë, që kanë rastisur në vendin e ngjarjes dhe kanë fiskuar këtë situatë delikate.
Shikoni videon:

loading...