Ja si e bindi Belgjika Januzajn

loading...

Adnan-Januzaj-manchester-united-364207

loading...
Pse Adnan Januzaj i tha ‘po’ Belgjikës? Çka e shtyri atë që të marrë këtë vendim? E përgjigjet për këto i jep përzgjedhësi i kësaj përfaqësuese, Marc Wilmots. Në një intervistë për gazetën ‘Le Soir’, ai zbulon bisedimet më se tri orëshe, të cilat në fund rezultuan të suksesshme.

“Unë së pari kam kërkuar që të kemi një bisedë të vërtetë, të qetë dhe që në thelb nuk kishte formën e tij fantastike te Manchester Unitedi. Me Adnanin dhe babanë e tij kemi biseduar për më shumë se tri orë. Unë u thash atyre të dyve e dija për situatën të ndejshme të një familje emigrantësh në Belgjikë, por që gjithmonë i ka mbajtur lidhjet me vendin e saj të origjinës”, deklaroi Wilmots për ‘Le Soir’, duke folur tutje për hapat e parë të Adnanit.
“Adnani ka lindur në Bruksel, është edukuar këtu dhe i ka kaluar të gjithë hapat si futbollist i ri në Bruksel, në akademinë e Anderlechtit, para se të shkojë jashtë vendit. Kam insistuar se cilido qoftë vendimi i tyre, Adnani do të ishte i respektuar nga unë”, shtoi Wilmots, i kishte e kishte dhënë lajmin zyrtar për ‘po’-në e Adnanit në rrjetin social ‘Twitter’.

Adnan Januzaj do të jetë në listën e gjerë të Përfaqësueses së Belgjikës prej 27 futbollistëve, por ende s’e ka të sigurt ftesën për në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet gjatë verës në Brazilin e largët.

Përzgjedhësi Wilmots tashmë ka nisur ta mendojë prezencën e Adnanit në skemat e tij. “Adnani ka zhvilluar 27 ndeshje për Manchester Unitedin. Ai ka treguar shumë. Ai mund të luaj në krah, por edhe si numër 9. Kjo është interesante sidomos për faktin se Christian Benteke nuk është në dispozicion”, është shprehur Wilmots, duke mos e siguruar talentin nga Istogu se do ta ftojë në Brazil. “Ai mund të jetë në dispozicion për atë pozitë. Do ta shoh atë në stërvitje dhe pas shkurtimit të listës do ta njoftoj me vendimin tim final”, përfundoi Wilmots.
Së fundmi, Januzajn nuk e ka pritur aspak mirë në përfaqësuesen belge futbollisti i Evertonit, Kevin Mirallas. Ky i fundit ka thënë që Januzaj nuk e meriton të ftohet në Kampionatin Botëror, pasi që nuk ka kontribuar aspak në eliminatoret e belgëve për t’u kualifikuar në Brazil. /Arena

loading...