Ja si duket Tirana në 150 metra lartësi (Video)

Passport

“Tirana si e sheh Zoti”, është ky titulli i videos që qarkullon në YouTube, e ku shfaqen pamje të Tiranës të filmuara përmes një droni.

Marrja e këtyre pamjeve përmes mjetit fluturues, që u bë i famshëm në ndeshjen Shqipëri-Serbi në Beograd, alarmoi edhe Policinë e Tiranës.

Pas dronit dhe videos qëndron djali i gazetarit Andrea Stefani.

Droni është ngritur në qiellin e Tiranës ditët kur në Shqipëri ndodhej për një vizitë zyrtare edhe kryeparlamentarja e Serbisë, Maja Gojkoviq, prandaj edhe policia u vu në alarm derisa zbuloi se kush ishte pas tij dhe se për çfarë bëhej fjalë.

“Ne e ngritëm dronin në mes të Beogradit dhe s’po e ngremë këtu në Tiranë!”. u është përgjigjur policëve Stefani, që kujton se në legjislacionin shqiptar nuk ka ende një pengim ligjor për përdorimin e dronëve në qendrat e banuara.

Gjithsesi, incidenti është kapërcyer dhe djali i Stefanit, përmes kamerës shumë cilësore në dronin e lëshuar në 150 metra lartësi, sjell pamje të mrekullueshme të Tiranës në fillim të marsit.