Ja shqiptarja që refuzoi ‘Playboy’

Martina Ivezaj, mund te konsiderohet si nje nga vajzat me te bukura ne Gjermani, pasi perfaqesoi vendin ne spektaklin me te madh te bukurise ne bote, “Miss World 2012”. Vajza me origjine shqiptare, por qe eshte e lindur dhe e rritur ne Gjermani, vazhdon karrieren e saj si modele, duke realizuar fushata per kompani te ndryshme atje. Ne nje interviste per suplementin “Summer Time” Martina tregon se modelimin e ka hobi dhe se ne te ardhme ajo do te hape nje biznes te vetin duke ushtruar profesionin e saj si menaxhere. Nder te tjera ajo tregon edhe pse e refuzoi per dy vite me radhe oferten e bere nga revista “Playboy”, edhe pse me pare kishte bere foto nudo.

Si po shkon karriera juaj ne keto momente?

Mund te them se momentalisht jam shume e kenaqur me karrieren time si fotomodele. Eshte pikerisht kjo cka kam deshiruar gjithmone dhe ja kam arritur qellimit.

A eshte e veshtire jeta e nje modeleje?

Te them te verteten eshte paksa e veshtire sepse eshte nje pune me orare te zgjatura. Nderkaq, une kam edhe nje pune tjeter, jam ne departamentin e menaxhimit te nje zinxhiri kazinosh dhe per pasionin tim punoj si fotomodele. Nuk kam shume kohe te lire, por perseri jam shume e kenaqur me jeten qe bej.

Cilat jane sakrificat me te medha qe duhet te besh per te qene e suksesshme?

Ju thashe pak me lart qe me duhet te punoj me ore te tera dhe nisur nga ky fakt, sakrifica me e madhe qe me eshte dashur te bej ka qene koha e paket qe i kam kushtuar familjes time ne radhe te pare por edhe shoqerise sime.

Po si u gjendet ju ne Gjermani?

Ne te vertete prinderit kane emigruar per ne Gjermani perpara 39 vitesh qe te jetojne ketu, kuptohet qe kane dashur nje jete me te mire per femijet e tyre. Vellezerit e mi dhe une jemi lindur dhe rritur ne Gjermani.

Po me Angela Martinin, apo Emina Cunmulaj dhe shume vajza te tjera shqiptare ju ka rastisur qe te takoheni, duke qene se edhe ato ushtrojne profesionin e modeles?

Nuk i njoh personalisht, por i adhuroj shume dhe do te kisha shume deshire qe te njihem me to ndonjehere, kur te me jepet rasti.

Mendoni se te qenit e bukur eshte celesi i karrieres se nje modeleje, apo te duhet edhe mbeshtetje e fat?

Mendoj se bukuria nuk eshte gjithcka, por te jesh inteligjente, te kesh sjellje te mira , vetebesim perpara nje pyetesori, keto jane sipas mendimit tim celesi per nje karriere te suksesshme. Ketu po flas edhe per profesionin tim, jo thjesht si modele, sepse patjeter qe bukuria eshte kriteri kryesor per te qene nje modele e suksesshme.

Ju jeni zgjedhur “Miss World” Gjermani 2012, na flisni pak per kete eksperience?

Po une u perzgjodha per te perfaqesuar Gjermanine ne “Miss World” qe u organizuar ne Kine. Ishte nje nder eksperiencat e mia me te bukura qe nuk do ta harroj kurre. Te marresh pjese ne nje konkurs bukurie nderkombetar eshte gje shume e bukur sepse njihesh me vajzat me te bukura te botes. Nder te tjera Kina me ka pelqyer aq shume sa do te doja ta vizitoj perseri, ndonjehere.

Pas marrjes se ketij cmimi ju pozuat nudo?

Nuk eshte e vertete qe pozova pas marrjes se cmimit, nudo por ato foto i kisha bere 1 vit perpara se te me kurorezonin si Miss. Per mendimin time nuk mund ti quaj as foto nudo, une vertet jam pa rroba por nuk shihet asgje cka nuk duhet te shihet.

Nderkaq refuzuat nje oferte te bere nga revista “Playboy”, pse?

Revista “Playboy” me ke bere dy here oferte. Oferta e pare me eshte bere ne vitin 2009, une ate vit isha zgjedhur “Miss Tuning” dhe pasi refuzova oferten e pare me erdhi nje tjeter oferte nje vit me pas pra ne 2010. Kam shume respekt per vajza qe pozojne nudo per ate reviste dhe me pelqen “Playboy”, me duket shume vulgare dhe jo estetike apo fine. Personalisht nuk kisha per tu bere pjese e kesaj reviste, dhe kete e kam treguar edhe me refuzimet e mia.

Ku jetoni ju momentalisht?

Une vazhdoj te jetoj ne Gjermani dhe momentalisht po jetoj New Bayern.

A te mundeson profesioni i modeles te ardhura te mjaftueshme, duke ditur se eshte nje profesion me nje “date skadence”, d.m.th mund ta ushtrosh deri ne nje fare moshe?

Kjo eshte e vertet por deri tani nuk kam pas ndonje problem. Sa i perket vazhdimesise sime, kam menduar edhe per kete, dhe kete e thashe edhe me lart qe une bej edhe nje pune tjeter si menaxhere ne nje rrjet kazinosh.

Pak dite me pare Rita Ora deklaroi se nuk ka miqesi te vertete ne Hollivud, ju ne profesionin tuaj mendoni se ka apo jo, miqesi te vertete?

E kam pak te veshtire qe te flas per kete sepse une jetoj ne Gjermani dhe jo ne Hollivud, por mendoj se ka ashtu dhe keshtu. Gjithkund ka njerez shume te mire dhe te tjere qe jane ndryshe. Nuk mund ti pergjithesosh sepse varet nga personaliteti i njeriut qe takon dhe qe ti e ke zgjedhur si shok.

Cila eshte cmenduria me e madhe qe keni bere ne jete?

Nuk jam tip qe bej cmenduria pasi mendohem mire per gjithcka qe bej dhe nuk ja le rastesise. Por mendoj se gjithsecili ne adoleshente ben gjera te vogla qe per ne ate periudhe mund te me jene dukur si cmenduria te moshes. Une per shembull kur isha adoleshente shkoja me shoqerine time ne disko pa lejen e prinderve, qe besoj e bejne shume adoleshente edhe sot, jo gjera te rendesishme (qesh).

Ju jeni e dashuruar?

Momentalisht jo

Kur mendoni se eshte mosha ideale per te krijuar familje?

Mendoj se mosha ideale per nje femer ne karriere sot eshte 27-35 vjec.

Ne te ardhmen, mashkulli qe do te keni ne krahe duhet te jete shqiptar apo nuk ka rendesi?

Ne radhe te pare mendoj se duhet te jete i mire, dhe t’ia kalojme mire me njeri-tjetrin. Sa per faktin ne se duhet te jete shqiptar apo jo, po them se nuk dihet ku bie dashuria dhe zemra nuk komandohet.

Çfare shikoni ne pamje te pare tek nje mashkull, nje tipar te tij p.sh?

Te jete sportiv ne radhe te pare, ndersa me pas shikoj syte dhe dhembet.

Per te mbajtur trupin ne forme, ju mbani me shume diete, apo ushtroheni ne palester?

Jo diete nuk kam mbajtur dhe nuk do te mbaj asnjehere. Per te pasur nje trup te bukur, mjafton qe te ushqehesh shendetshem dhe patjeter qe duhet te merresh me shume sport!

A keni nje pjese te trupit tuaj, qe ju pelqen me shume apo qe jua evidentojme me shume te tjeret?

Duart.

A keni menduar ndonjehere per ndonje nderhyrje kirurgjikale?

Jo nuk kam menduar asnjehere qe te bej nje nderhyrje kirurgjikale, por nga ana tjeter nuk mendoj keq per ato qe i bejne, nese e ben dikush qe nuk eshte e kenaqur me vetveten pse jo. Por me mire eshte qe te respektoj gjithkush veten, me ato tipare sic e ka krijua Zoti!

Cilat jane projektet tuaja me te aferta?

Do te doja shume qe te hapja nje biznes timin

Qe do te ishte?

Do te doja shume qe te hapja nje kazino timen.

Por kjo kerkon shume para…

Por une kam mbledhur kursime te miat dhe dalengadale do te filloj qe te investoj./LajmeOnline/